LAJMET E MBRËMJES
Ministri Rashiq: Askush s’do të dalë fitues nga kjo situatë, Kurti ua do të mirën serbëve
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
Kryeministri Albin Kurti ua do të mirën serbëve të Kosovës, ka thënë ministri Nenad Rashiq, të hënën. Megjithatë, ka thënë se situata në veri është tensionuar për shkak të disa veprime, sipas tij, të nxitueshme. Ai shprehu gatishmërinë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë thirrje për maturi, pasi nga situata në veri, sipas tij, nuk do të dalë askush fitues.
Rashiq, në një konferencë për media të hënën, ku bëri thirrje publike për subvencionim të projekteve inovative biznesore, tha se situata është delikate, por shtoi se kryeministri Albin Kurti ua do të mirën serbëve të Kosovës.
