LAJMET E MBRËMJES

Opozita kërkon përfshirjen e veteranëve në pagën minimale, përplaset me ministrin Murati

 

Komisioni për buxhet ka shqyrtuar të hënën projektligjin që cakton lartësinë e pagës minimale. Dhe shqyrtimi i tij ka nxitur përplasje në Komision mes ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe deputetëve të opozitës. Përplasje Murati pati edhe me bashkëpartiaku, deputetin Eman Rrahmani

Shqyrtimi i projektligjit që cakton lartësinë e pagës minimale ka shkaktuar sërish përplasje në Komisionin për Buxhet mes ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe deputetëve të opozitës.

Deputetët opozitarë kërkuan që të largohet neni që ka të bëjë me veteranët dhe deri në kategorizimin e tyre të vlejë paga minimale që do të përcaktohet.