LAJMET E MBRËMJES

33 aktakuza për 89 persona të dyshuar për krime lufte

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Pas 24 vjetësh nga masakra më e madhe gjatë luftës në Kosovë, ajo e Mejës së Gjakovës në të cilën forcat serbe vranë 370 civilë shqiptarë, autoritetet treguan se për këtë krim janë akuzuar 53 persona.

Përfaqësues të Prokurorisë Speciale bënë të ditur se që nga 2018-a janë ngritur 33 aktakuza kundër 89 personave, shumica nga të cilët dyshohen për përfshirje në masakrën e Mejës.