Lëmsh

Artistja e famshme 90-vjeçare japoneze që punon ende instalacione

 

Yayoi Kusama mbush 90 vjeç këtë muaj dhe artistja japoneze padyshim ka shumë për të festuar. Ajo konsiderohet artistja më e famshme femër e botës që është ende në jetë. Revista “Time” e ka renditur në listën e 100 personave me më shumë ndikim dhe një dokumentar i gjatë mbi jetën e Kusamës vazhdon të transmetohet nëpër festivale.

Mbi 5 milionë vetë e kanë vizituar shfaqjen e saj “Infinity Mirror Rooms” në Los Angeles, që prej vitit 2014. Popullariteti është përkthyer edhe në sukses tregtar. Kusama rreshtohet sot në mesin e emrave më të shitur në tregun global të artit.