Lëmsh

Artistja ruse që nuk njeh kufij

 

Artistja ruse, Olga Kroitor, e çon artin e performancës në një tjetër nivel me disa nga veprat e saj, si “Fulcrum”, gjatë të cilit qëndroi mbi një shtyllë katër metra të lartë, dhe vetëm 40 centimetra në diametër, për më shumë se dy orë.

Një tjetër vepër me të cilën tërhoqi shumë vëmendje, ishte performanca pa titull, ku artistja e mbyll veten brenda një varri me kapak xhami, duke i lejuar spektatorët të shkelnin mbi të, teksa ajo rrinte e shtrirë dhe e zhveshur, transmeton tch.