Lëmsh

Kompania Arabe del më fitimprurësja në botë, dyfishin e fitimeve të Apple

Kompania Arabe del më fitimprurësja në botë, dyfishin e fitimeve të Apple

Pasi bëri publike gjendjen financiare për herë të parë, u mësua se kompania arabe e naftës, Aramco, është më fitimprurësja në botë. Dhe jo thjesht, por dy herë më fitimprurëse se Apple, e cila shihej deri më sot si e para në botë.  

Aramco ka fituar 111 miliardë dollarë në vitin 2018, sipas Moody’s. Kompania është duke u përgatitur që të blejë Korporatën Saudite të Industrive Bazë, një kompani shtetërore që merret me industrinë e përpunimit të naftës në Arabi. Blerja do t’i kushtojë 69.1 miliardë dollarë.