Lëmsh

Në Bullgari bie borë, paralajmërohet mot i rrezikshëm për një pjesë të madhe të vendit

Në Bullgari bie borë, paralajmërohet mot i rrezikshëm për një pjesë të madhe të vendit

Në malin Mussala, që është pika më e lartë në Bullgari, ka rënë borë natën e 14 korrikut kurse pjesa tjera e vendit është paralajmëruar për mot potencialisht të paqëndrueshëm për shkak të parashikimit për shira të vërshueshëm dhe stuhi.

Në malin Mussala pati mjaft borë, pika më e lartë e të cilit arrin lartësinë e 2925 metrave, sa për të ndërtuar një dordolec, raporton “Sofiaglobe”.