Lëmsh

Një burrë po ecën 700 kilometra së prapthi kundër shpyllëzimit

Një burrë po ecën 700 kilometra së prapthi kundër shpyllëzimit

Një burrë nga Indonezia është duke ecur së prapthi nga shtëpia e tij në lindje të Javas deri në kryeqytetin Xhakartë si shenjë proteste për të parandaluar shpyllëzimin në një nga shtetet me normat më të larta në botë.

Ecja 700 kilometërshe konsiderohet e jashtëzakonshme në çfarëdo rrethane, por Medi Bastoni e mori vëmendjen duke realizuar fushatën me ecje së prapthi.