Lëmsh

Milioneri që dikur flinte poshtë urës…

Milioneri që dikur flinte poshtë urës…

Katër vite më parë ishte i pastrehë dhe flinte poshtë urës. Por sot çdo gjë ka ndryshuar. Ai është bërë milioner, dhe është vetëm 21 vjeç. Ky është rasti i Harry Sanders nga Melbourne i Australisë. Ai zotëron një biznes të quajtur Studiohawk, vlera e të cilës është 830 mijë Paund, transmeton Dita.

Pasi mbushi 17 vjeç, jeta për të nuk ishte e lehtë. Pikërisht aty filluan vështirësitë. Jetimorja nuk mund ta mbante më dhe Harry flinte në rrugë, ku të mundej, kryesisht poshtë urave. Ai thotë se jeta e rrugës ishte e rrezikshme, pasi ka shumë të pastrehë të cilët kanë zënë territoret dhe mund të të sulmojnë. Megjithatë, kjo për të ishte një përvojë që duhet ta kalonte dhe i ka shërbyer për t’u bërë një i ri sipërmarrës i suksesshëm.