Meta not në liqenin e ftohtë të Jazhincës mes maleve në Kosovë

Meta not në liqenin e ftohtë të Jazhincës mes maleve në Kosovë

13 August 2019 09:53

Presidenti i Republikës Ilir Meta shfaqet këtë herë duke notuar në një liqen mes malesh në Kosovë, ku po kalon pushimet me familjen.

Bëhet fjalë për liqenin e Jazhincës në malet e Sharrit në Kosovë, një nga bukuritë natyrore të rralla të vendit.

“Të dashur miq! Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit”, shkruan Meta.

Liqeni i Jazhincës ka ngjyrë të errët të gjelbër sikur safir dhe është i rrethuar nga shkëmbinj të mëdhenj. Gjatësia e përafërt e tij është 120 m dhe gjerësia e përafërt 80 m, me thellësi të madhe. Me ujë tepër të ftohtë, liqeni është i papërshtatshëm për not, edhe pse ka edhe të tillë që marrin guximin për t’u futur në të./BW

Komentet

Shto koment

Të ngjashme