Heinz lanson shishet speciale të ‘ketchupit’ sipas tatuazhit të Sheeranit

Heinz lanson shishet speciale të ‘ketchupit’ sipas tatuazhit të Sheeranit

13 August 2019 11:18

Aferë dashurie mes Ed Sheeranit dhe ‘ketchupit’ të Heinzit, dhe bashkëpunimi biznesor me këtë kompani të salcave dhe erëzave, ka arritur lartësitë e reja: Disa muaj pas lansimit të “Edchupit” të Sheeranit, Heinz ka zbuluar edicionin e kufizuar të shisheve të ‘ketchupit’ të tij me dizajne që lidhen me tatuazhin me logon e Heinzit që e ka në krahë këngëtari britanik i famshëm.

Sheeran njoftoi për këtë bashkëpunim me Heinzin, të dytin me radhë, përmes një postimi në Instagram.

 

 

Vetëm 150 shishe janë prodhuar, shifër kjo me të cilën Heinz po shënon këtë vit 150 vjetorin, shkruan nme, transmeton Koha.net. Po ashtu, 104 prej tyre të nënshkruara nga vet Sheerani, mund të fitohen përmes një shorti në të cilin mund të merrni pjesë falas. Këtu mund të hyni në shortin global.

Gjithashtu, tre shishet do të shkojnë për bamirës këtë javë. Më 15 gusht (të enjten) do të mbahet një ankand i veçantë për bamirësi në Londër, ku të gjitha mjetet do të shkojnë për “East Anglia’s Children’s Hospices”, organizata për bamirësi e Sheeranit, dhe për organizatën “Rise Against Hugner”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme