Në ujërat e Vlorës kapet peshkaqeni 1.5 metra i gjatë

Në ujërat e Vlorës kapet peshkaqeni 1.5 metra i gjatë

13 August 2019 15:07

Një peshkaqen i vogël, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve gjatë paradites së kësaj të marte në afërsi të zonës së Rradhimës në Vlorë.

Peshkaqeni i kapur është 1.5 metra i gjatë dhe nuk është i rritur plotësisht. Lloji i këtij peshkaqeni nuk konsiderohet si i rrezikshëm për jetën e njerëzve, megjithatë shfaqja e këtyre specieve në detin tonë shfaq një shqetësim tek pushuesit.

Sipas peshkatarëve që kanë kapur këtë peshkaqen, shfaqja e tyre në afërsi të Gjirit të Vlorës, vjen dhe për shkak të ngrohjes klimaterike ndërsa edhe herë të tjera në thellësi të mëdha janë kapur specie të tilla, të cilat janë të rralla për brigjet shqiptare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme