Lëmsh

Në Itali fitohet lotaria prej 209 milionë eurosh

 

Italia ka një milioner më shumë nga dita e sotme. Një person fatlum ka fituar plot 209 milionë euro në lotarinë Superenalotto duke gjetur të të gjithë numrat e shorteut, plus numrin Jolly dhe numrin Superstar duke u bërë milioneri më i ri italian.

Bileta fituese është shitur në një lokal të quajtur “Marino” në Lodi në rrugën Cavour 46, por personi që e ka blerë atë ende nuk dihet. Ky është Xhekpoti më i madh i fituar në historinë e Superenalotto dhe ndër më të mëdhenjtë në historinë e lotarive të tjera botërore gjithashtu.