Lëmsh

Monument për akullnajën e parë të humbur nga ndryshimet klimatike

Monument për akullnajën e parë të humbur nga ndryshimet klimatike

Në një veprim simbolik për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike, Islanda do të zbulojë këtë të diel një pllakë në kujtim të Okjokull, akullnajës së parë të ishullit, e cila ka humbur statusin e akullnajave si pasojë e shkrirjes nga rritja e temperaturave.

Pllaka përkujtimore do të zbulohet rreth orës 17:00 në vendin ku ishte Okjokull, (akullnajë në rregull), në pjesën perëndimore të ishullit.