Shqetësohen shkencëtarët, vrima e zezë po bëhet e ndritshme

Shqetësohen shkencëtarët, vrima e zezë po bëhet e ndritshme

13 September 2019 10:25

Vrimë e madhe e zezë në zemër të galaktikës tonë është bërë jashtëzakonisht e ndritshme dhe shkencëtarët nuk kanë asnjë shpjegim për këtë fenomen.

Ajo ka filluar të konsumojë shumë më shumë gaz dhe pluhur sesa është parë ndonjëherë më parë, përcjell oranews.

Kur e vunë re për herë të parë, studiuesit menduan se kishin parë aksidentalisht një yll, por hulumtimet e mëtejshme kanë treguar që vrima e zezë është në të vërtetë duke treguar sjellje që astronomët nuk i kishin pritur kurrë.

"Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë në 24 vitet që kemi studiuar vrimën e zezë supermasive", tha Andrea Ghez, profesor i fizikës dhe astronomisë i UCLA dhe bashkautor i studimit.

"Zakonisht është një vrimë e zezë mjaft e qetë dhe në dietë", shton profesor Ghez.

Shkencëtarët kanë studiuar materialet rreth aktivitetit të vrimës së zezë që nga viti 2003, të marra nga hulumtuesit në Hawaii dhe Chile.

Ata vunë re se në 13 maj, pjesa e pasme e vrimës u ndriçua dy herë më shumë sesa kishte qenë më parë dhe vijoi të bëhet tepër e ndritshme në dy netët e tjera gjatë këtij viti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme