Lëmsh

Kepi i Rodonit, xhevahir i natyrës, detit dhe historisë shqiptare

Kepi i Rodonit, xhevahir i natyrës, detit dhe historisë shqiptare

Tiranë, 20 shtator - Janë ende të paktë turistët që e njohin dhe shkojnë në Kepin e Rodonit, një vend që ndodhet përgjatë bregdetit shqiptar të Adriatikut, vetëm një orë larg kryeqytetit, Tiranës.

Ky xhevahir i natyrës është një vend jashtëzakonisht interesant mbi të gjitha për vendndodhjen e tij piktoreske: një kep shkëmbor që shtrihet drejt detit, formuar nga shkëmbinjtë e rrethuar me bimësi mesdhetare dhe lule aromatike.