Rama takon djalin nga Kosova që ruan ndërtesën e Kombeve të Bashkuara

Rama takon djalin nga Kosova që ruan ndërtesën e Kombeve të Bashkuara

24 September 2019 18:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në mbledhjen e 74-të të Kombeve të Bashkuara në New York.

Gjatë qëndrimit atje, mbrëmë ai është pritur fillimisht në hotelin ku po qëndron nga tre vajza, të tria shqiptare – njëra nga Kosova, tjetra nga Maqedonia e Veriut dhe e treta nga Mali i Zi, raporton Koha.net.

Ndërsa sot, ai ka postuar një video pasi është takuar me një rojë sigurie në ndërtesën e OKB-së, i cili është nga Kosova.

“Kosova po ruan derën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Rama, ndërsa kosovari ia kthen “patjetër”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme