Lëmsh

Mbreti Gustav i Suedisë u heq titujt nipërve për arsye të taksapaguesve

Mbreti Gustav i Suedisë u heq titujt nipërve për arsye të taksapaguesve

Stokholm, 8 tetor – Tre fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa janë një ngarkesë tepër e rëndë për taksapaguesit dhe kjo është arsyeja që mbreti Karl Gustav XVI i Suedisë ka marrë një vendim revolucionar: pesë nga nipërit e mbesat e tij, të moshës mes 1-5 vjeç do të bëhen qytetarë të zakonshëm, përcjell ATSH raportimin e ANSA-s.

Me dispozitën e kërkuar nga monarku, tre fëmijët e princeshës Madeleine dhe Chris O’Neill dhe dy nga princi Carlo Filippo dhe gruaja e tij princesha Sofia, do të humbin titullin e “Lartësia e Tij/Saj Mbretërore”.