Shkencëtarët zbulojnë 11 qytetet që brenda 80 viteve do të jenë të pajetueshme: Dubai, Miami, Chicago...

Shkencëtarët zbulojnë 11 qytetet që brenda 80 viteve do të jenë të pajetueshme: Dubai, Miami, Chicago...

17 October 2019 11:08

Një projekt shkencorë mbi efektin që ndryshimi i klimës globale mund të ketë në botë, të kërcënuar nga stuhitë ekstreme, përmbytjet katastrofike, valët e nxehta e thatësira e ka bërë më të qartë por edhe më të frikshme atë se çfarë na pret në të ardhmen.

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, raporton BusinesInsider, ka parashikuar që temperaturat globale mund të rriten për 1.5 gradë celsius deri në 2040-ën, transmeton Koha.net.

Deri në fund të këtij shekulli, temperaturat mund të rriten edhe më shumë duke shkaktuar katastrofa të mëdha në disa zona.

Në të ardhmen, shumë qytete do të përballen me përmbytje apo nxehtësi ekstreme, potencialisht fatale për to.

Duke pasur parasysh këtë, shkencëtarët kanë zbuluar vendet që do të kenë kushte të papërballueshme për njerëzit deri në vitin 2100.

Këto 11 qytete, të listuara më poshtë, do të jenë të pajetueshme nga njerëzit deri në 2100-ën.

Miami – 3.3 milionë banorët e saj mund të ballafaqohen me përmbytje katastrofike

New Orleans – mund të jetë krejtësisht nën ujë gjithashtu

Chicago – shumë shpejtë mund të përballet me një valë nxehtësie fatale

Dubai – deri në 2070 temperaturat mund të arrijnë një nxehtësi të lartë, të rrezikshme për njerëzit

Abu Dhabi – gjithashtu deri në 2070-ën pritet të përballet me nxehtësi të lartë e të papërballueshme për njerëzit

Jakarta, Indonezi – mund të zhytet nën ujë deri në 2050-ën

Shanghai – mund të përballet me temperatura të larta e fatale nga 2070-ta

Beijing – smogu mund të kërcënoj jetueshmërinë në këtë qytet

New Delhi, Indi – për shkak të smogut, njerëzit do ta kenë shumë të vështir të jetojnë në të. Do të kenë dhimbje koke gjatë gjithë kohës e të vjella.

Bangladeshi – Është një nga vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, dhe i cili është duke u përballur me valë të nxehtësisë ekstreme e tashmë po lufton me përmbytje shkatërruese.

Lagos, Nigeri – kërcënohet nga rritja e nivelit të detit, ndërsa është parashikuar se në këtë qytet brenda 10 viteve mund të vdesin mbi 260 mijë njerëz nga përmbytjet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme