Lëmsh

Nisin fluturimet ndërkombëtare nga mega-aeroporti 63 miliardë dollarësh i Pekinit

Nisin fluturimet ndërkombëtare nga mega-aeroporti 63 miliardë dollarësh i Pekinit

Aeroporti i ri i Pekinit, Daxing, që kushtoi 63 miliardë dollarë amerikanë, nisi fluturimin e parë të planifikuar ndërkombëtar të dielën, aeroport ky që pritet të ul presionin që ka aeroporti aktual i qytetit, Capitol.

Në formë feniksi, aeroporti ishte dizajnuar nga arkitektja irakiane me famë botërore, Zaha Hadid, dhe formalisht është hapur në fund të shtatorit para festimeve të 1 tetorit për 70 vjetorin e Republikës Popullore të Kinës, raporton Reuters.