Lëmsh

Gjendet violina 310-vjeçare e harruar në një tren

Gjendet violina 310-vjeçare e harruar në një tren

Londër, 5 nëntor – Një violinist britanik, që kishte harruar në një tren violinën e tij 310-vjeçare, me një vlerë prej 250 000 sterlinash (rreth 290 000 euro) e ka gjetur instrumentin e tij me vlerë, theksoi dje policia britanike.

“Violina është kthyer”, theksoi policia britanike e transporteve, e cila publikoi imazhin e një kamere mbikëqyrëse që tregonte një person që kishte gjetur dhe marrë instrumentin, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.