Lëmsh

Shkencëtarët ngrenë alarmin, kriza klimatike po shpejton

Shkencëtarët ngrenë alarmin, kriza klimatike po shpejton

Mbi 11 mijë shkencëtarë nga 153 vende, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për klimën, ndërsa kanë tërhequr vërejtjen se ajo mund të sjellë “vuajtje të pamatshme” nëse nuk ndërmerren aksione urgjente për ruajtjen e biosferës, transmeton Koha.net raportimet.

“Shkencëtarët kanë detyrim moral që t’ia bëjnë të qartë njerëzimit çfarëdo nga kërcënimet e mëdha ekzistenciale”, rikujtojnë nënshkruesit e tekstit të publikuar dje në revistën "BioScience".