Gruaja e Schumacherit po e fsheh të vërtetën rreth Michaelit, sipas ish-menaxherit

Gruaja e Schumacherit po e fsheh të vërtetën rreth Michaelit, sipas ish-menaxherit

12 November 2019 12:34

Ish-menaxheri i Michael Schumacherit ka deklaruar se gruaja e legjendës gjermane, Corinna është duke e fshehur të vërtetën rreth gjendjes shëndetësore të tij.

Kampioni i shtatëfishtë botërorë në Formula 1, ka pësuar një lëndim pothuajse fatal në 2013-ën, e që atëherë është nën përkujdesje intensive mjekësore në shtëpinë e tij në Gjenevë, transmeton Koha.net.

Me kampionin botëror janë duke qëndruar edhe gruaja e tij, Carolina dhe 2 fëmijët e tij, Gina-Marie 22 vjeçe si dhe Mick 20 vjeç.

Shoku e menaxheri i tij i vjetër Willi Weber, beson se nuk është e gjitha ashtu siç duket, pasi atij i është ndaluar që ta shoh Schumacherin, she ka pohuar se Corinna frikësohet që e ‘vërteta’ të dal në shesh.

Duke folur për një dokumentar gjerman, ai ka thënë: “Unë e di që Michael është goditur fort, por fatkeqësisht unë nuk e di se sa është përmirësuar gjendja e tij.

“Do të doja ta dija se si është ai dhe ti shtrëngoja dorën, por kjo fatkeqësisht është refuzuar nga Corinna.”

“Ajo si duket është e frikësuar që unë ta shoh të vërtetën dhe ta bëjë publike atë”, ka deklaruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme