Lëmsh

Shtëpia ku lindi Hitleri do të shndërrohet në stacion policie

Foto: Reuters
 

Shtëpia ku ishte lindur Adolf Hitleri do të shndërrohet në një stacion policor, ka bërë të ditur të martën ministri i Brendshëm austriak, pas debateve disa vjeçare rreth asaj se si të parandalohet që të mos shndërrohet në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët.

Pasi ka blerë kohë më parë shtëpinë në Braunau am Inn, një qytet ky në kufi me Gjermaninë, Austria do të ftojë arkitektët që të paraqesin planet për një ridizajnim të ndërtesës. Aty do të vendosen zyrat e forcës policore lokale, ka thënë Ministria në një deklaratë, raporton Reuters.