Lëmsh

Katër ditë më shumë pushim për joduhanxhinjtë

 

Punonjësit e një kompanie në Suindon të Anglisë janë shpërblyer nga drejtuesi i tyre me katër ditë shtesë pushim në vit, nëse nuk pinë cigare, bën të ditur A2news, transmeton Koha.net.

Agjencia e rekrutimeve “KCJ Training and Employment Solutions” futi që nga 2 janari rregulloren e re, për të kompensuar stafin që nuk bën gjatë ditës së punës pushime të vogla për të pirë cigare, një zgjidhje që u pa si alternativë më e mirë se sa ulja e ditëve të pushimit për duhanpirësit.