De Bruyne e Lukaku po e ndihmojnë Jay-Z të futet në tregun e futbollit

De Bruyne e Lukaku po e ndihmojnë Jay-Z të futet në tregun e futbollit

18 January 2020 09:06

Këngëtari i njohur amerikan Jay-Z mund t’i ketë 99 probleme në jetën e tij, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për fushën e futbollit. 

Agjencia e tij sportive “Roc Nation Sports” ka hapur zyrë muajin e shkuar edhe në Britani, por prania e saj në futbollin e Anglisë është tash e tre vjet. Kjo agjenci po rritet me hapa të mëdhenj, pasi së fundi ka shtuar talentin e ardhshëm të Premier Leagues, Reece James (Chelsea), shkruan sot Koha Ditore.

Por në listën e kësaj agjencie ka edhe yj si Kevin De Bruyne i Manchester Cityt dhe Romelu Lukaku i Interit. Këta dy klientë janë vetëm një paralajmërim për agjencitë e tjera sportive.

Jay-Z ka thënë se brenda një kohe të shkurtër, agjencia e tij do t’i përfaqësojë futbollistët më të mirë në botë. Agjencia nuk përfaqëson vetëm futbollistët, por edhe sportistë të sporteve të tjera. 

Gjithsesi, Jay-Z është i interesuar të futet fuqishëm në biznesin e futbollit, aty ku është paraja e madhe. “Roc Nation Sports” është themeluar në vitin 2013 me qëllimin për t’i përkrahur sportistët, ngjashëm si kompania muzikore e Jay-Z që është e fokusuar për t’u dalë në ndihmë artistëve. 

“Dua të kem agjencinë më të mirë në sport sikurse që e kam në muzikë. Besoj se shumë shpejt do të marrim në gjirin tonë futbollistët më të mirë”, ka thënë Jay-Z, duke paralajmëruar hapjen e filialeve të tjera edhe në Itali, Spanjë e Gjermani. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme