Kafeja pëson nga vullkani në Filipine Foto: Reuters

Kafeja pëson nga vullkani në Filipine

19 January 2020 16:07

Prodhuesja e kafesë, Olivia Lansang nga qyteti Amadeo, pret që sivjet të ketë sasi të mjaftueshme të kafesë, përkundër shpërthimit të vullkanit që ka mbuluar me pluhur gjysmën e plantacionit të saj.

Ajo thotë se për sivjet ndihet rehat, sepse do të dëmtohen vetëm 10 për qind e kafesë.

Por sipas saj, dy-tre vjetët e ardhshme do të ketë mungesë të madhe të kafesë.

“Sivjet kemi humbur vetëm dhjetë për qind, por brenda dy vjetësh do të humbim 50 për qind të kafesë”, ka thënë Lansang, transmeton KTV.

Kultivimi i kafesë është industria kryesore në Amadeo që njihet si kryeqytet i kafesë së Filipineve.

Familja e Lansangut, për tre breza ka kultivuar kafe dhe jeta e qyteti varet nga kafeneja tashmë e njohur e këtij shteti.

Qeveria ka ndërmarr masa për të ndihmuar fermerët dhe ka ofruar plantacione shtesë që kafeneja të shpëtojë.

Hiri vullkanik në Filipine ka shkaktuar dëme deri në 60 milionë në Filipine.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme