Lëmsh

Çka ka kufizuar administrata e Trumpit rreth “Turizmit të lindjeve”

Çka ka kufizuar administrata e Trumpit rreth “Turizmit të lindjeve”
Foto: AP

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi të enjten rregulla të reja mbi vizat për të kufizuar atë që njihet si "turizmi i lindjeve".

Sipas rregullave të reja Shtetet e Bashkuara mund t’u mohojnë vizat turistike grave shtatzëna nëse zyrtarët konsullorë përcaktojnë se ato do të udhëtojnë me synimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara, gjë që do t’u siguronte fëmijëve të tyre shtetësinë amerikane.