Lëmsh

Gjykata britanike bie në hall me dy shqiptarët, seancën detyrohen ta mbajnë me “Google Translate”

Gjykata britanike bie në hall me dy shqiptarët, seancën detyrohen ta mbajnë me “Google Translate”

Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku dy të rinj të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, u është shtyrë seanca gjyqësore për shkak se në gjykatë nuk ka pasur përkthyes shqip.

Mësohet se dy shqiptarët V.Tafhasaj dhe F.Cenaj, nuk dinin asnjë fjalë anglisht dhe të gjendur në këtë situatë gjykatësit kanë përdorur “Google Translate” për t’ua komunikuar se seanca ndaj tyre është shtyrë për shkak se nuk kishin përkthyes.