Jeff Bezos blen shtëpi 165 milionë dollarëshe, thyen rekord në Kaliforni

Jeff Bezos blen shtëpi 165 milionë dollarëshe, thyen rekord në Kaliforni

13 February 2020 13:11

Shefi i Amazonit, Jeff Bezos së fundi ka blerë një rezidencë në Beverly Hills për 165 milionë dollarë, duke vërë rekord të ri për shtëpinë që është shitur më së shtrenjti në Kaliforni.

Sipas një raportimi të “The Wall Street Journal”, Bezos ka blerë këtë shtëpi nga manjati i mediave David Geffen, e cila fillimisht ishte ndërtuar nga shefi i Warner Bros., Jack Warner, transmeton Koha.net.

Viteve të fundit, Jeff Bezos së bashku me të dashurën e tij Lauren Sanchez ka qenë duke kërkuar shtëpi në Los Angeles.

Kjo pronë, e cila është përshkruar si “pallati i festave”, është dizajnuar më 1930-ën.

Ky pallat ka 1209 metra katrorë, me dy shtëpi për mysafir, fushë tenisi, pishinë, si dhe një fushë golfi.

Gjithashtu ka edhe një “fushë motori” ku gjendet një garazh si dhe pompë karburanti.

Geffen ka blerë këtë pronë më 1990-ën për 47.5 milionë dollarë ndërsa Bezosi tani ka paguar për të 165 milionë dollarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme