20% e borës në një ishull në Antarktidë u shkri për 10 ditë

20% e borës në një ishull në Antarktidë u shkri për 10 ditë

24 February 2020 15:30

Disa imazhe satelitore tronditëse zbulojnë se 20 për qind e dëborës që mbulon një ishull në Antarktidë ka shkrirë brenda dhjetë ditësh. Sipas mediave ndërkombëtare, kjo ka ndodhur gjatë ditëve kur u shënuan temperatura rekord, transmeton VizionPlus.

Vala e ngrohtë filloi më 5 shkurt deri në 13 shkurt, ndërsa kulmin e arriti në 6 shkurt, ditë kur në Antarktidë termometri shënoi 18.3 gradë Celsius. Kjo temperaturë është më e nxehta e shënuar në Antarktidë dhe e njëjtë si në Los Angeles në të njëjtën ditë.

“Unë nuk kam parë pellgje të shkrihen kaq shpejt në Antarktidë. Këto ngjarje ju mund t’i shikoni në Alaska apo Greenland, por jo në Antarktidë”, tha profesori Mauri Pelto nga Kolegji Nichols në Massachusetts.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme