Zbulohet gjallesa e parë që nuk ka nevojë për oksigjen për të jetuar

Zbulohet gjallesa e parë që nuk ka nevojë për oksigjen për të jetuar

27 February 2020 10:34

Mendoni se të gjitha kafshët kanë nevojë për oksigjen për të jetuar? E gabuar. Studiuesit kanë zbuluar një organizëm unik që nuk ka nevojë të marrë frymë.

Përkundrazi, sipas CNN-së paraziti i vogël jeton në indet e salmonit dhe evoluoi në mënyrë që të mos ketë nevojë për oksigjen për të prodhuar energji.

“Është një thjeshtëzim i shkëlqyeshëm që dëshmon, ndonjëherë pak është më shumë”, tha Stephen Atkinson, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Departamentin e Mikrobiologjisë të Universitetit Oregon.

Organizmi formon cista të vogla të bardha në muskulin e salmonit, ai është përshtat duke hedhur poshtë gjenomën e tij mitokondrike plotësisht. Mitokondria e shndërron ushqimin në energji në shumicën e organizmave.

“Duke humbur gjenomin, paraziti po kursen energji duke mos pasur nevojë të kopjojë gjenet për gjërat që nuk duhen më,” tha Atkinson.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme