Lëmsh

60 vjet bashkë, burrë e grua vdesin njëri pas tjetrit nga koronavirusi...

60 vjet bashkë, burrë e grua vdesin njëri pas tjetrit nga koronavirusi...

Severa Belotti, 82 vjeç dhe Luigi Carrara, 86 vjeç, të martuar prej 60 vitesh, kanë ndërruar jetë mëngjesin e së martës prej koronavirusit. Dy bashkëshortët kanë ndërruar jetë njëri pas tjetrit. Djali i tyre, Luca Carrara, thotë se dy prindërit e tij vdiqën vetëm.

Sipas tij, ata kanë qendruar për disa ditë në shtëpi të izoluar me temperaturë 39 gradë, dhe askush nuk iu ka shkuar për ndihmë mjekësore.