Lëmsh

Italianët këndojnë nëpër ballkone për të rritur moralin

Italianët këndojnë nëpër ballkone për të rritur moralin

Një mbyllje totale e vendit për shkak të koronavirusit, ka bërë që italianët përmes himnit kombëtar të rrisin moralin në popull.

Qytetarët në Itali tani mund të lëvizin nëpër vend vetëm për punë apo nevoja emergjente. Kështu, shumë prej tyre përmes ballkoneve kanë nisur të këndonin himnin kombëtar për të rritur moralin në luftën ndaj koronavirusit.