Sarah Palin befason me pjesëmarrjen në shoun muzikor “The Masked Singer” Foto: Reuters

Sarah Palin befason me pjesëmarrjen në shoun muzikor “The Masked Singer”

16 March 2020 14:26

Politikania e njohur, Sarah Palin, është zbuluar si një prej pjesëmarrësve të shout muzikor “The Masked Singer” në Amerikë.

Ish-guvernatorja e Alaskës i befasoi shikuesit kur u zbulua si personi prapa maskës së ariut, pasi në episodin e fundit të këtij shou e interpretoi hitin e reperit Sir-Mix-a-Lot, “Baby Got Back”, transmeton Koha.net.

Palin e postoi një mesazh në rrjetin social Twitter përmes së cilit e zbuloi se është pjesëmarrëse e emisionit shumë të shikuar “The Masked Singer”.

“Po pra… unë isha prapa maskës së ariut. Më ka pëlqyer shumë të këndoja dhe performoja në skenën e shout “The Masked Singer”, dhe ishte vërtetë një eksperiencë argëtuese. Kënaqësi të punoja me producentët dhe ekipin më të mirë televiziv, shumica prej së cilëve kanë qenë shumë të sjellshëm me familjen tonë përgjatë viteve,” kishte shkruar ish-guvernatorja.

 

 

“The Masked Singer” është një shou i cili u mundëson personaliteteve të ndryshme të garojnë të fshehur prapa maskave, dhe më pas çdo javë eliminohen nga juria e përbërë prej yjeve, Ken Jeong, Nicole Scherzinger, Robin Thicke dhe Jenny McCarthy

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme