Lëmsh

Grabitësit e maskuar si Salah arrestohen nga policia egjiptiane

Grabitësit e maskuar si Salah arrestohen nga policia egjiptiane

Katër burra janë arrestuar në Kairo pasi kanë kryer grabitje duke mbajtur maska me pamjen e yllit të futbollit, Mohamed Salah.

Banda e armatosur është arrestuar derisa po tentonte të grabiste një shitore në rrugën Hassanein Heikal, në lagjen Nasr City, ka raportuar goal.com. Të gjithë katër grabitësit kanë mbuluar fytyrën e tyre duke përdorur maska me pamje të sulmuesit të Liverpoolit, që është superyll në vendin e tij, Egjipt.