Lëmsh

Kamerieri robot në Sevilla shërben birrë, ndërkohë rreziku i ndotjes është zero

Kamerieri robot në Sevilla shërben birrë, ndërkohë rreziku i ndotjes është zero
Foto: AFP

Kamerieri i ”Gitana Loca” në Sevilla është i përsosur për t’u shërbyer birra klientëve në kohën e një pandemie të koronavirusit. Por, ai nuk ka zemër sepse është robot.

I ulur në hyrje të barit, makineria përbëhet nga një krah i madh i artikuluar i pajisur me një pincë në fund, në stilin e kapiten Hook-ut.