Lëmsh

Bëhet virale ideja e një qendre tregtare në Tajlandë kundër koronavirusit

Bëhet virale ideja e një qendre tregtare në Tajlandë kundër koronavirusit
Foto: Facebook

Kryeqyteti i Tajlandës, Bangkoku, ka marrë lëvdata të shumta për implementimin e një serie të masave të veçanta për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit, madje duke instaluar edhe panele që kontrolloheshin me këmbë për funksionim të ashensorëve.

Masat e marra nga qendra tregtare “Seacon Square” në Bangkok janë bërë virale në rrjetet sociale.