Lëmsh

Ndryshimet klimatike po i shndërrojnë pjesët e Antarktikut në zona të gjelbra

Ndryshimet klimatike po i shndërrojnë pjesët e Antarktikut në zona të gjelbra

Shkencëtarët kanë përpiluar hartën e “fillimit të një ekosistemi të ri” në gadishullin Antarktik, pasi që algat mikroskopike kanë behur në të gjithë sipërfaqen ku bora ka shkrirë, duke gjelbëruar sipërfaqen dhe duke krijuar potencialisht një burim ushqimi për speciet e tjera.

Ekipi britanik që qëndron pas këtij hulumtimi beson se këto alga do të zgjerojnë shtrirjen e tyre në të ardhmen, ngase ngrohja globale është duke krijuar kushte më të volitshme për përhapjen e tyre.