Lëmsh

Qeveria holandeze njofton për rastin e dytë të bartjes së koronavirusit nga vizoni te një njeri

Qeveria holandeze njofton për rastin e dytë të bartjes së koronavirusit nga vizoni te një njeri

Ministria e Agrokulturës e Holandës të hënën ka njoftuar se ka zbuluar atë që beson se është rasti i dytë që një njeri është infektuar me koronavirusin e ri pas kontaktit me një vizon që ishte i infektuar, shkruan agjencia Reuters.

Më 26 prill qeveria holandeze kishte raportuar se një vizon në një fermë në jug të Holandës është infektuar me koronavirus, duke shtyrë për një hetim të mëtutjeshëm në ferma të tilla, ku vizonët mbahen për gëzofin e tyre. Javën e kaluar qeveria ka raportuar për rastin e parë të dyshuar të bartjes së koronvirusit nga një vizon te një njeri.