Lëmsh

370 çiftesh folezuese të dallëndyshes së detit faqebardhë në Liqenin e Shkodrës

370 çiftesh folezuese të dallëndyshes së detit faqebardhë në Liqenin e Shkodrës

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër dhe vullnetarë të shoqatës “Shpendët e Shqipërisë” realizuan hartëzimin e plotë të vendfolezimeve të dallëndyshes së detit faqebardhë (Chlidonias hybrida) në Liqenin e Shkodrës si dhe monitorimin e folezimit të këtij lloji.

Liqeni i Shkodrës përfaqëson mjedisin e vetëm në Shqipëri ku gjendet një koloni e dallëndyshes së detit faqebardhë. Kjo falë disa pjesëzash habitatesh të shkëlqyera që formohen në këtë liqen, që në të njëjtën kohë krijojnë kushte ideale për folezimin e këtij lloji.