Lëmsh

Në Lituani gara e zvarritjes së bebeve organizohet online shkaku i pandemisë

Në Lituani gara e zvarritjes së bebeve organizohet online shkaku i pandemisë
Foto: Reuters

U deshën 13 sekonda që Olivija, një vajzë nëntëmuajshe, të zvarritet 5 metra nga dhoma e ndenjës për në kuzhinë që të shpallet bebja më e shpejt në Lituani. Gara vjetore e bebeve është organizuar këtë vit online për shkak të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan agjencia Reuters.

13 bebe kanë garuar duke u zvarritur në shtigje të vendosura në shtëpitë e tyre dhe janë transmetuar direkt në Facebook me anë të xhirimeve me celular që kanë bërë prindërit. Garuesi i 14-të ka vendosur të bëjë një gjumë në mesditë në vend se të merrte pjesë në garë.