Lëmsh

Fabrika e riciklimit në Tanzani po prodhon mbrojtëse të tejdukshme të fytyrës

Fabrika e riciklimit në Tanzani po prodhon mbrojtëse të tejdukshme të fytyrës

Një fabrikë e reciklimit në kryeqytetin e Tanzanisë, Dar es Salaam, ka filluar të prodhojë mbrojtëse të fytyrës nga shishet e plastikës gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, pas rritjes së kërkesave nga spitalet dhe nga qendrat shëndetësore në gjithë vendin.

Deri më herët këtë vit, Zaidi Recyclers kishin një biznes të suksesshëm në riciklimin e letrës të cilën e eksportonte më pas te konsumatorët në Kinë dhe Indi, duke siguruar të hyra deri në 37 mijë dollarë në muaj, sipas themeluesit Allen Kimambo.