Lëmsh

Restoranti me tre yje Michelin me manekinë po mundohet ta përmirësojë atmosferën

Restoranti me tre yje Michelin me manekinë po mundohet ta përmirësojë atmosferën
Foto: Reuters

Nuk është një përvojë e zakonshme të hash drekë në një restorant me yje Michelin, me manekinë të veshur në stil të viteve 1940-ta. Mund të konsiderohet shumë e pazakontë, por prapë, e tillë është gati çdo gjë në këtë kohë, shkruan agjencia Reuters.

“The Inn at Little Washington”, një restorant me tre yje Michelin me lokacion rreth 90 minuta në perëndim të Washington DC dhe me një oborr rreth 10 hektarë, është rihapur të premten pas gati dy muajve mbyllje si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë.