Lëmsh

Braziliani mund të bëhet personi i parë që me ilaçe “shërohet” nga HIV-i

Braziliani mund të bëhet personi i parë që me ilaçe “shërohet” nga HIV-i

Një 34-vjeçar nga Brazili, që ishte diagnostikuar me HIV më 2012, është personi i parë që ka ngelur pa virus, pasi kishte marrë një trajtim intensiv me ilaçe për një vit. Burri kishte marrë trajtimin bashkë me katër pacientë të tjerë, por ishte i vetmi që ishte “shëruar”.

Hulumtuesit, që shpjeguan gjetjet në konferencën “International Aids Society”, kanë paralajmëruar se duhet të ketë analiza të mëtejme për rastin.