Lëmsh

Miliarderi rus ndërton akullthyesen e parë private në botë, tashmë e jep me qira

Miliarderi rus ndërton akullthyesen e parë private në botë, tashmë e jep me qira

Biznesmeni rus Oleg Tinkoff tha së fundmi se është i gatshëm të japë me qira akullthyesen e tij private që ka kushtuar 80 milionë euro, e pajisur me pista helikopteri, dhomë masazhi, mjete lëvizëse në akull dhe një nëndetëse të thellësive.

Anija e tij, siç transmeton TCH, mund të merret me qira nga dashamirësit e aventurës për 740,000 euro në javë. Mjeti 77-metra i gjatë quhet La Datcha është prodhuar në kantieret Damen Yachting i porositur nga 52 vjeçari Tinkoff, i cili është themelues i Tinkoff Bank.