Lëmsh

Zbulohet koloni e re me çifte folezuese të dallëndyshes së detit në Gjirin e Lalzit

Zbulohet koloni e re me çifte folezuese të dallëndyshes së detit në Gjirin e Lalzit

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, (PPNEA) gjatë këtij sezoni ka monitoruar folezimin e dallëndyshes së detit (Glareola pratincola) në afërsi të Zonës së rëndësishme për Shpendët dhe Biodiversitetin (IBA) në Gjirin e Lalzit.

Shoqata “Shpendët e Shqipërisë” bën të ditur se “krahas monitorimit të procesit të folezimit në koloninë ekzistuese, ekipi ynë realizoi kërkime të mëtejshme në zonë, në mjediset ku dyshohej se mund të kishte folezim. Këto kërkime mundësuan gjetjen e një blloku të ri folezimi të këtij lloji, me së paku 70 dhe së shumti 100 çifte folezuese, rreth 1 km distancë ajrore nga kolonia e mëparshme”.