Lëmsh

Mbi 17 mijë bashkëshortë u kurorëzuan në vitin 2019 në Kosovë

Mbi 17 mijë bashkëshortë u kurorëzuan në vitin 2019 në Kosovë

Në vitin 2019 në Kosovë janë kurorëzuar 17 mijë e 577 bashkëshortorë, ku sipas përkatësisë etnike shqiptare janë 95.5 për qind femra dhe 96.7 për qind meshkuj; serbe janë 0.5% femra dhe 0.5% meshkuj; turke 0.4% femra dhe 0.5% meshkuj; boshnjake janë 1.0% femra dhe 0.4% meshkuj; rome, ashkalike dhe egjiptiane janë 1.1% femra dhe 1.1% meshkuj; kurse me përkatësi tjetër etnike janë 1.5% femra dhe 0.4% meshkuj.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2019”, ku thuhet se mosha mesatare e të martuarve ishte 29.5 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe, transmeton KP.