Lëmsh

Pesë gjuhët më të mësuara sot, pse duhet të dini më shumë se dy gjuhë

Pesë gjuhët më të mësuara sot, pse duhet të dini më shumë se dy gjuhë

Pandemia e koronavirusit ka detyruar miliona të vetëkarantinohen, duke lënë shumë veta me shumë kohë të lirë. Dhe, siç transmeton Koha jonë studimin, shumë njerëz po e përdorin këtë kohë për të mësuar një gjuhë të re.

Kompania për mësimin e gjuhëve Duolingo, e njohur për uebfaqen dhe aplikacionin e saj falas, që i ngjan një loje, ka njohur rritje trafiku në “nivele të larta”, sipas Michaela Kron, menaxher i lartë i marrëdhënieve me publikun në Duolingo.