Lëmsh

Tre lundërtarët e zhdukur gjenden fal shkrimit “SOS” në rërë

Tre lundërtarët e zhdukur gjenden fal shkrimit “SOS” në rërë

Tre lundërtarë të zhdukur me ditë janë gjetur në një ishull të vogël në Mikronezi, fal shkrimit “SOS” në rërë.

Forcat e kërkim-shpëtimit kanë vërejtur nga lartë shenjën në rërë, shkruan “Deutsche Welle”.

Një helikopter ushtarak australian ka dorëzuar ushqim dhe ujë te lundërtarët që kishin humbur për afro tri ditë, ka njoftuar Marina e Australisë.